MENU
klinika

Bavarezët shkatërrojnë Mainzin

Shkëlqen Perisic/ Bayern Munich luan tenis!

31.08.2019 - 17:32

Bayern Munich ka shkatërruar 6-1 Mainz 05 për javën e tretë të kampionatit gjerman.

Skuadra mike shënoi që në minutën 6’, por më pas ishte Pavard dhe Alaba që shënuan për bavarezët, që përmbysën shifrat që në pjesën e parë.

Në të dytën fillon spektakli i vërtetë: Perisic shënoi golin e tij të parë, pasi dha asist fillimisht. Pas tij është Coman që tund rrjetën, duke pasuar me golat e Lewandowski dhe Davies.

Titullar këtë ndeshje e nisi edhe Coutinho, por braziliani nuk arriti të lërë gjurmë.