29.08.2019 - 17:01
Maja e një mali në Nikaj-Mërtur të Tropojës është shkëputur mesditën e sotme.
Një nga banorët e zonës që ka parë momentin e shkëputjes shkruan në rrjetet sociale “Në shkamin e Mërturit, një rrëzim tepër i fuqishëm. Askush nga ata që e njofin kët shkam nuk e mbajnë mend kshu një gjë të habitshme. Zot na ruj”. Shkëputja e shkëmbinjve ka ndodhur në një zonë të pa banuar.
Fillimisht është raportuar për një vatër zjarri në këtë zonë, që është e mbrojtur duke u kërkuar edhe ndihmë nga Emergjencat Civile, ndërsa pas verifikimit rezultoi se kishim të bënim me shkëputje të një pjese të malit.
Shtabi i Emergjencave në Prefekturën e Kukësit thotë se pjesa e malit ku ndodhi shkëputja nuk është gurore.