MENU
klinika

Detaje

“Shkundet” Kamza, i vihet tritol një banese

20.08.2019 - 08:56

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë na Kamëz gjatë mesnatës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mujo Ulqinaku’, ndërsa lënda plasëse është vendosur në oborrin e banesës, në pronësi të shtetasit me iniciale Gj.K.

Gjatë momentit të shpërthimit nuk ka patur njerëz në banesë, ndërsa raportohet për dëme materiale.

NJOFTIMI

Më datë 19.08.2019, rreth orës 22:14, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.

Pas veprimeve të para hetimore Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon per kapjen e tij. Per arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.