MENU
klinika

Festivali Folklorik Ndërkombëtar

“Shota” – çmimi i dytë në Turqi traditës shqip

06.08.2019 - 17:48

     Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ka arritur të fitojë çmimin e dytë, në festivalin më të madh të folklorit në botë “Büyükçekmece Kulture ve Sanat Festivali” (Festivali Ndërkombëtar i Kulturës dhe Arteve), në Turqi.

“Shota”, ka përsëritur suksesin e vitit 2013, kur po ashtu kishte fituar çmimin e dytë në këtë festival, por tani në një konkurrencë dukshëm me të fortë, duke marrë para sysh që në edicionin e 20-të jubilar të këtij festivali, këtë çmim e ka marrë në garën ku kanë konkurruar 28 shtete nga mbarë bota.

Ansambli ka udhëtuar në Turqi, me disa mungesa në orkestër dhe grupin e valltarëve, ky është sukses shumë i madh, edhe për faktin që në këtë festival kanë garuar shtete me ansamble shumë serioze nga Rusia, Gjeorgjia, Ukraina, Bullgaria, Spanja, Serbia, Kroacia, Hungaria, Panamaja, India etj.

 

 

 

 

 

Vendin e parë dhe çmimin “Ura e Artë” e Mimar Sinanit e kanë ndarë dy ansamble nga Rusia dhe Hungaria, ndërkaq vendin e tretë e ka fituar ansambli nga Gjeorgjia. Krahas pllakës së argjendtë, për vendin e dytë, “Shota” mori edhe shpërblim material në vlerën prej 2 mijë dollarësh.

Festivali i Folklorit dhe Arteve në Buyukçekmece, që organizohet nën patronatin e dy organizatave më të mëdha të folklorit në botë: CIOFF dhe FIDAF, si dhe kryetarit të komunës së Buyukçekmeces, Dr. Hasan Akgun, njofton Ansambli i Këngë dhe Valleve Shota.

 

 

 

 

Ky festival, ka marrë shtatë here vlerësimin si festivali më i mirë i folklorit në botë. Sesa i rëndësishëm është ky festival tregon fakti se, krahas garës së folklorit, janë organizuar edhe tri gara tjera paralele: Gara e fotografisë artistike, gara e vallëzimit kontemporan dhe gara e skulpturës prej druri.

Gjithsej shtete pjesëmarrëse, në të gjitha garat, ishin 71 vende nga mbarë globi. Festivali është mbajtur nga data 26 korrik deri më 3 Gusht. Motoja e këtij edicioni, ishte: “Dashuri për njëri-tjetrin, paqe për të gjithë” (Love for each-other, peace for all).

Se çfarë rëndësie i kushton organizatori këtij festivale dëshmojnë shumë fakte: Marketingu i jashtëzakonshëm, jo vetëm në qytetin ku ai zhvillohet, por edhe në Stamboll dhe qytete tjera të Turqisë.

 

 

 

 

 

Në hapje të festivalit kanë marrë pjesë shumë deputetë të parlamentit turk dhe kryetarët e 5 komunave më të rëndësishme të Turqisë, në mesin e të cilëve edhe z. Ekrem Imamogllu, kryetar i porsazgjedhur i Stambollit.

Të gjitha aktivitetet e festivalit, janë transmetuar drejtpërdrejt në kanale të ndryshme televizive të Turqisë.

Krahas pjesëmarrjes në garë të folklorit, Ansambli “Shota” është nderuar edhe me praninë në disa aktivitete sociale, në njërin nga të cilët (përurimi i një linje detare nëpër Bosfor), me kërkesë nga kryetari i komunës, z. Akgun, “Shota” ishte ansambli i vetëm pjesëmarrës, i ftuar për shfaqje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”

ZOJA E BEKUEME, LËVIZI

“Mrekullia” e Bruno Shllakut


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit