04.08.2019 - 14:47
Një kabinë pushimi që shërbente edhe si magazinë është djegur në Gjirin e Lalzit si pasojë e një zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, por fatmirësisht nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Sipas informacioneve, godina është djegur fillimisht dhe më pas zjarri është përhapur duke djegur disa automjete të parkuara pranë njëra-tjetrës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vend ndodhet edhe zjarrfikësja.
Informacion Paraprak
Më datë 04.08.2019, rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, ka rënë zjarr në një prej kabinave të pushuesve, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.