MENU
klinika

Policia nis hetimet

Shpërthim me tritol në Vlorë, plagoset një person

30.08.2019 - 20:37

Një 36-vjeçar, ish-mësues Fizkulture, i dënuar për vrasje është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në Vlorë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme (30 gusht) në lagjen “10 Korriku”, ndërsa policia thotë se rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur, dyshohet me armë zjarri Eljus Thartori 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se  është plagosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja, ndërsa nga spitali bëhet e ditur se 36-vjeçari ka pasur djegie.

Kush është i plagosuri?

Eljus Thartori, ish-mësues i Fizkulturës, por  i shkarkuar për precedent penal për vrasje, prej pak kohesh kishte qenë jashtë shtetit. Ai ka qenë mesues edhe pse ishte i dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Policia po heton në pistën e hakmarrjes, duke u nisur edhe nga e kaluara e Thartorit.

Policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve, ndërsa janë marrë në pyetje edhe familjarët e Eljus Thartorit.

Rasti i 36-vjeçarit është denoncuar edhe në një emision  investigativ, teksa ai u filmua duke luajtur me letra në klasë me nxënësit dhe i mësonte këto të fundit që të ofendonin drejtoreshën e shkollës.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall