MENU
klinika

Historia e 1750 flamujve shqiptarë

Shqiponja e zezë mbi gjarprin

10.08.2019 - 10:54

“Le Rappel” ka botuar, të enjten e 25 dhjetorit 1903, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me prodhimin dhe përdorimin asokohe të 1750 flamujve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Flamuri shqiptar
(Nga korrespondenti ynë i veçantë)
Athinë, 23 dhjetor.
Flamuri shqiptar, që do të valvitet në kryengritjen e ardhshme të përgjithshme në Shqipëri, është gati.
Është një rikonstitucion i flamurit të shefit të famshëm Skënderbe. Në një sfond të kuq, ai ka imazhin e një shqiponje të zezë që fluturon mbi një gjarpër të gjelbër.
Si simbol i bashkimit të të gjitha fiseve, pa asnjë dallim, është vendosur në bosht një kryq dhe një hënë.
1,750 flamuj janë shpërndarë në mesin e korit të vullnetarëve.
Një komitet ekzekutiv u formua prej pesë anëtarësh me misionin e drejtimit të operacioneve të kryengritësve shqiptarëve./Darsiani.com

Misteret e emërimit dhe shkarkimit në janar ‘82

Fakti që s’e kemi ditur: Kadri Hazbiu 15 ditë kryeministër

Mbreti Zog priti Dr. Frigione në audiencë ku i dorëzoi dekoratën e lartë

Historia e panjohur e Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Tereza e Bekuar e Kalkutës”

27 vite nga vdekja e Shën Nënë Terezës