MENU
klinika

Foto

Shtatzënë? Ja partneri misterioz i vajzës së Jozefina Topallit

03.08.2019 - 11:58

Prej kohësh në media po përflitet se Megi, vajza e Jozefina Topallit është në një lidhje të re, kohë pas ndarjes nga këngëtari Luiz Ejlli.

E jo vetëm kaq, ajo po vazhdon të jetë në kryqendrën e mediave dhe jo më larg se dje burimet zbuluan dje se vajza e Jozefina Topallit, ka nisur bashkëjetesën me një mashkull misterioz.

Lajmet për të nuk mbaruan me kaq pasi burimet kanë treguar se ajo është në pritje të ëmbël.

Megi është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ajo ka bërë gati gjithçka për bebin që do të vijë në jetë.

E ndërkohë që të rejat nga jeta private e saj kanë tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave këto dy ditët e fundit, ajo që na bën më tepër kureshtje është se cili është djaloshi që i ka vjedhur zemrën Megit?

“Bordo.al” shkruan se ai quhet Angjelin Serreqi dhe është nga një familje e vjetër e njohur shkodrane.

‘Angjo’ siç e thërrasin miqtë ka jetuar për disa vite në Itali ku ka përfunduar edhe studimet në Universitetin e Padova-s për shkenca kompjuterike.

Prej më shumë se 1 viti e gjysmë informaticieni është zhvendosur në Tiranë ku drejton edhe kompaninë e tij që merret me shërbim IT dhe zhvillim software-sh për bizneset.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN