MENU

Studimi i ri

Simulohen tetë milionë universe me një superkompjuter

18.08.2019 - 15:15

Riprodhohet evoluimi i galaktikave falë një superkompjuteri që ka mundësuar krijimin e më shumë se tetë milionë universeve, sipas një studimi të zhvilluar nga Universiteti i Arizonës i drejtuar nga Peter Behroozi dhe i publikuar në revistën shkencore “Monthly Notices” të “Royal Astronomical Society”.

Ky është simulimi i parë i bërë në një shkallë kaq të madhe. I quajtur “UniverseMachine” dhe që realizohet nëpërmjet superkompjuterit “Ocelote”, në Universitetin e Arizonës, duke simuluar periudhën që nga 400 milionë vite pas Big Bengut deri në ditët e sotme.

“Në kompjuter mund të krijojmë shumë universe të ndryshme dhe t’i krahasojmë me tonin, duke deduktuar kështu ligjet që e dominojnë”, komenton Behroozi.

Në këtë mënyrë është shfaqur se mes universeve të simuluara, ata që i ngjajnë më shumë tonit kanë të gjithë ligje fizike të ngjashme, ndërsa botëkuptimi jonë mbi krijimin e yjeve duhet rishikuar pak.

Në veçanti simulimet kanë mundësuar që të zgjidhen disa prej problemeve që lidhen me krijimin e yjeve. Përse gjatë periudhës kur universi ishte i ri ky proces u ngadalësua pavarësisht sasisë së lartë të hidrogjenit, lënda kryesore për krijimin e yjeve.

Një prej hipotezave që është pranuar deri tani shpjegon fenomenin me praninë e materies së zezë, më saktë materia e padukshme që përbën rreth një të katërtën e universit, më e dendur dhe gaze shumë të nxehtë, dy kushte që nuk favorizojnë krijimin e yjeve.

“Kemi zbuluar se galaktikat kanë krijuar yjet në mënyrë më të lartë në fillim dhe për pasojë energjia e krijuar nga vrimat e zeza dhe shpërthimi i yjeve është shumë më pak i efektshëm nga se mendohej në bllokimin e krijimit të yjeve”, përfundon Behroozi.