MENU
klinika

Akuzat

Skemë mashtruese me TVSH, në pranga një person

16.08.2019 - 14:17

Policia e Tiranës ka arrestuar një 61-vjeçar pasi akuzohet për krijimin e një skeme mashtruese lidhur me TVSH.

Zyrtarisht policia bën me dije se nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar u ndalua 61-vjeçari R. SH. me banim Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur mbi tatimin e vlerës së shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.

Gjithashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1 në bashkëpunim me Sektorin e Posaçëm të Operacioneve Speciale e Kërkimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. S., 33 vjeç banues në Tiranë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme.