MENU
klinika

I shuhen ëndrrat Zidane

Solskjaer blindon Pogba, Reali ndryshon objektiv!

20.08.2019 - 11:50

Paul Pogba prej më shumë se dy sezonesh ka qenë ëndrra e madhe e trajnerit Zinedine Zidane por me sa duket francezi është i destinuar të mbetet një ëndërr pasi Solskjaer është i prerë kur pyetet mbi të ardhmen e “gjelit”:

“Në çdo konferencë më bëni gjithnjë të njëjtën pyetje mbi të. Për mua Pogba qëndron me ne, nuk kam asnjë dyshim. Nuk jam aspak i shqetësuar. Nuk ka asnjë konferencë që un të mos kem thënë të njëjtën gjë, në pjesën më të madhe edhe Pogba ka thënë të njëjtën gjë, është i lumtur këtu”, u shpreh trajneri i Man.United.

Në këto kushte Real Madrid ka kaluar në planin B, të transferoj në Madrid, Christian Eriksen. Sipas “ESPN”, në kokën e Eriksen ekziston vetëm një ide, të largohet nga Tottenham. Pas 7-të vitesh në Londër, mesfushori danez kërkon të ndryshoj skuadër, këtë e ka shprehur publikisht, madje duke mos rinovuar as kontratën e cila i skadon më 2020.

Në garë për të siguruar shërbimet e tij janë tre ekipe, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus ku sigurisht madrilenët janë favorit. Ndryshe nga “ESPN”, e përditshmja britanike “The Sun” ka një tjetër version: “Eriksen pritet të qëndroj dhe një vit nën urdhrat e Pochettinos për tu larguar më pas me parametra zero”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Speciale/Sot nis faza e grupeve

Champions, sa shumë pretendentë këtë sezon!