MENU
klinika

Integrimi i Shqipërisë në BE

Soreca: Shqipëria është në fund të fillimit, jo në fillim të fundit

13.08.2019 - 08:32

“Shqipëria është në fund të fillimit, jo në fillim të fundit, të pranimit të pas në Bashkimin Evropian”.

Kështu ka deklaruar ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë një interviste për “Euronews”.

Kryediplomati i BE ka cituar Winston Churchil, kur është pyetur për fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në rrugën e anëtarësimit në BE.

Soreca ka shtuar se është bërë shumë progres, por që ka fusha në të cilat administrata e Shqipërisë duhet të punojë, siç është lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe reforma zgjedhore.

Rreth 91% e popullsisë së Shqipërisë është në favor të hyrjes në BE, por së fundmi kanë qenë Franca dhe Holanda, që duket se kanë bllokuar hapjen e negociatave.

kolana e librave

Kryeministri Edi Rama ka shprehu zhgënjimin e tij për situatën, duke folur për Euronews, ai ka thënë:

“Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë marrja e vendimeve nga Këshilli nuk është i bazuar në ato që ne bëjmë, ato vende si ne, por në situatën e brendshme ose në dinamikën e brendshme në vendet e ndryshme anëtare”.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur çështje si sundimi i ligjit që ua kanë ngadalësuar ecjen në rrugën e tyre drejt BE-së.