MENU
klinika

Mblidhet kryesia

Sot vendoset për seancën e shpërndarjes së Kuvendit

05.08.2019 - 11:19

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhet për të nisur përgatitjet për të mbajtur seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka qenë ai që ka ftuar kryesinë, pasi refuzoi thirrjen e presidentit Hashim Thaçi për të caktuar një mandatar të ri për kryeministër pas dorëheqjes së Haradinajt.

“Kjo mbledhje ka për qëllim të saktësojë në mënyrë zyrtare dhe institucionale qëndrimet e çdo grupi parlamentar në lidhje me situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë së Kosovës, si dhe konkretizimin e hapave për përcaktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi Veseli.

kolana e librave

Sipas tij, shteti nuk guxon të mbetet në vakum institucional dhe pa vendimmarrje legjitime. Ai theksoi se si kryetar i Kuvendit, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që vendi sa më shpejtë të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet prej orës 11:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërbëhet Parlamenti i Kosovës?

Veseli: Të caktohet data e zgjedhjeve!


Datë e re për bisedime me Serbinë në Uashington?

Hoti i prerë: Kosova ulet me kushtet e njohjes reciproke

"Negocioj me Perëndimin jo me shqiptarët"

Vuçiç i prerë: Harrojeni ta njohim pavarësinë e Kosovës!

Cili është në të vërtetë Presidenti i Kosovës?

Winston Churchill i Ballkanit?