MENU
klinika

Me Keisin e ka?

Stresi bën deklaratën thumbuese: “S’më harron dot!”

02.08.2019 - 17:20

Ndarja e Stresit dhe Keisit ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara e këtij muaji, pasi vetë Keisi priti mbi tetë muaj që ai të dilte nga burgu.

Themi ndarje, ama ata të dy nuk kanë edne asnjë deklaratë publike ku ta pranojnë apo mohojnë ndarjen.

Pas daljes së Stresit nga burgu Keisi u kthye në Shqipëri për të sqaruar situatën me të dhe gjërat mesa duket nuk kanë shkuar ashtu siç pritej. Pak ditë më parë Keisi u largua për në Kanada dhe u vu re se ajo nuk po shoqërohej nga Stresi.

Dhe fill pas largimit të Keisit në Kanada reperi ka publikuar në Instastory një foto dhe mbi të lë shkrimin thumbues.

Ai shkruan në frëngjisht: “Unë jam unik. S’më harron dot”.

Pak kohë më parë Stresi dhe Keisi thuhej se do të martoheshin këtë verë, megjithatë duket se planet janë prishur dhe tani rrugët e tyre janë ndarë.