MENU
klinika

International Champions Cup

Super Handanovic/ Inter mposht Tottenhamin!

04.08.2019 - 18:21

Tottenham-Inter nisi me një ritëm të lartë dhe Lucas shënon golin e avantazhit në aksionin e parë të vendasve.

Ishte një kundërsulm i rrufeshëm i Spurs që finalizohet me shumë klas nga sulmuesi brazilian.

Inter mundohet të sulmojë dhe pas disa tentativave arrin të barazojë rezultatin në minutën e 36’ me Sensin.


Ishte një kombinim i përsosur me Espositon dhe mesfushori i blerë këtë verë ka shënuar përsëri.

Ritmi ra në pjesën e dytë pas zëvendësime të bëra nga trajnerët dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Ishin penalltitë ato që vendosën dhe falë një super Handanovic, Inter ka fituar 4-3.