MENU
klinika

Ja kush do e drejtojë sfidën

Superkupa e Europës nis me një ngjarje historike!

02.08.2019 - 17:27

Për herë të parë, në një finale të një kompeticioni evropian në futboll do të vendosë drejtësi një gjyqtare femër.

Në stadiumin e Besiktas, “Vodafone Park”, do të zhvillohet finalja e Supërkupës së Europës, ajo mes Liveprool dhe Chelsea, më 14 gusht. Gjyqtare kryesore e këtij takimi do të jetë francezja Sara Stephanie Frappart (ka gjykuar në Ligue 1), e ndihmuar nga Manuela Nicolosi, gjyqtarja e finales së Botërorit të femrave.

Asistentja tjetër do të jetë irlandezja Michelle O’Neal, ndërsa arbitër i katërt është caktuar turku Cuneyt Cakir. Në dhomën e VAR do të jetë italiani Massimiliano Irrati.

Në lidhje me këtë vendim, kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin tha:

“E kam thënë në shumë raste të tjera se potenciali për futbollin e femrave nuk ka limite dhe jam shumë i lumtur që Spephanie Frappart është përzgjedhur për të gjykuar Superkupën, së bashku me Manuela Nicolosi dhe Michele O’Neal.

Si organizatë, ne i japim rëndësinë më të madhe zhvillimit të futbollit të femrave në të gjitha fushat. Shpresoj që kualiteti dhe angazhimi që Stephanie ka treguar përgjatë karrierës së saj të arrijë këtë nivel është inspirim për miliona vajza dhe gra të tjera në Europë dhe iu tregon atyre se nuk duhet të ketë barriera për të realizuar ëndrrat”, u shpreh ai.