MENU
klinika

Tragjedi në çiklizëm

Talenti belg bie në pusetë dhe humbet jetën!

07.08.2019 - 16:45

Bjorg Lambrecht, talenti 22-vjeçar nga Belgjika i skuderisë “Lotto-Soudal” nuk ia ka dalë!

Viktimë e një aksidenti të tmerrshëm në kilometrat e parë të etapës së tretë të Xhiros së Polonisë, ka frenuar keq dhe ka rënë në një pusetë që ndodhej aty, e betonizuar.

Ambulanca, e mbërritur në vend menjëherë, ka tentuar ta rikthejë në jetë dhe ia ka dalë, por gjendja e tij është dukur tejet e rëndë, duke u dërguar në spital.

Por, rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, ka ardhur lajmërimi tragjik: Bjorg Lambrecht nuk ia ka dalë!

Sipas njoftimeve të para, Lambrecht, pas 40 km që garonte, pëfundoi anës rrugës, përpara një shtëpie. Kështu u gjend nga grupi i çiklistëve që kishte pas.