MENU

"Askush nuk më tha"

Pjesë e Nets/ Durant flet për herë të parë!

08.08.2019 - 16:52

Korriku ka qenë 1 muaj shumë i vështirë për një nga basketbollistët më të mirë në botë.

Kevin Durant së pari humbi “play off” për shkak të një dëmtimi në gju, pastaj lëndoi tendinën e Akilit në finale, të cilën nuk do ta luajë sezonin e ardhshëm. Ai u largua nga Golden State Warriors dhe nënshkroi për Brooklyn Nets dhe nuk kishte folur për mediat që atëherë dhe tani ka thyer heshtjen në një intervistë ekskluzive me Yahoo Sports.

Është folur shumë se kush është përgjegjës për dëmtimin që do t’i kushtojë atij gjatë gjithë sezonit.

“Nuk mund të fajësoni Warriors. Kam dëgjuar që ata më kanë bërë presion që të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur, por askush nuk më tha një fjalë gjatë rehabilitimit. Vetëm unë dhe Rick Celebrini (mjeku kryesor) kemi punuar çdo ditë. Është basketboll, mund të ndodhin. Askush nuk është përgjegjës dhe të gjithë duhet ta lëmë atë pas, sepse do të kthehem dhe do të luaj përsëri “, tha Durant.

Nets do të jetë klubi i tretë në karrierën e 30-vjeçarit i cili para se të bëhej pjesë e Warriors, luajti për Oklahoma City Thunders