MENU

Nga Corriere Della Sera

“Të ndalim Salvinin”/ Pesë Yjet bashkë me Partinë Demokratike

13.08.2019 - 19:42

Mateo Salvini ka nisur prej disa ditësh fushatën jo zyrtare për zgjedhjet e parakohshme të kërkuara prej tij me tubime dhe takime me qytetarë, në turin e jugut të Italisë

Por, ashtu siç nuk heziton të publikojë në Facebook çdo hap dhe deklaratë të tij, nuk heziton të sjellë atje as kundërshtitë dhe protestat ndaj tij.

Në video, një vajzë këndon këngën partizane Bella Ciao; disa e inkurajojnë, të tjerë fishkëllejnë, por ajo vazhdon akoma më fort.

“Grushti lart, Bella Ciao dhe Slavini shporru, edhe në Sirakuzë demokratët dhe miqtë e edukuar të porteve të hapura nuk mungonin…ju puth të gjithëve”– komenton zv.kryeministri duke lënë të kuptohet se ai nuk i konsideron kundërshtarët demokratë, pasi përdorin simbolet komuniste.

Pas vendimit të Salvini-t për të tërhequr mbështetjen për koalicionin qeverisës dhe kërkesës së tij për zgjedhje të reja, tani fjala i takon senatit, që do të votojë për një axhendë që mund të përfshijë edhe një votë mosbesimi apo dhënien fund të koalicionit populist.

Sidoqoftë, ish-partneri i koalicionit, pesë yjet dhe partia demokratike në opozitë, duket se po afrohen për të ndalur përpjekjen e Salvini-t që këmbëngul në zgjedhje sa më të shpejta, duke shfrytëzuar edhe projeksionet e sondazheve të opinionit publik që i japin Legës një mbështetje të kënaqshme.