MENU
klinika

Deklarata

Të rifillojë dialogu? Ja çfarë deklaron zv/kryeministrja serbe

23.08.2019 - 09:11

“Dialogu me Kosovën të rifillojë sa më shpejt”, kështu është shprehur zv.kryeministrja e Serbisë Zorana Mihajlloviç.

Ajo ka kërkuar që të hiqet taksa e vendosur ndaj mallrave serbe dhe të rifillojë dialogu me Kosovën.

Mediat serbe shkruajnë se Mihajlloviç ka deklaruar se është e rëndësishme që autoritetet kosovare të heqin taksën dhe sa më shpejt të jetë e mundur të rifillojë dialogu në mënyrë që të mund të arrihet një kompromis për çështjen e Kosovës.

Sipas Mihajlloviçit, nëse arrihet një kompromis për çështjen e Kosovës, atëherë kjo do të siguronte stabilitet dhe një të ardhme shumë më të mirë për tërë rajonin dhe jo vetëm për Kosovën e Serbinë.

“Është koha e vetme që dy kombet, serbët dhe shqiptarët, të arrijnë një kompromis që do t’i sigurojë të gjithëve një të ardhme më të mirë, në vend që të heqin më tej barrierat që na rikthejnë në të kaluarën”, u shpreh Mihajlloviç, e cila shtoi se arsyeja përse duhet dhënë shans dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjes së një marrëveshje ka të bëj me mundësitë që mund t’i sillte kjo marrëveshje.

Tutje, Mijalloviç citohet të ketë thënë se, në të kaluarën ka pasur shumë mundësi të humbura në rajonin tonë për të ecur përpara dhe siç u shpreh ajo, “ne kemi humbur shumë kohë që mund të ishte përdorur për zhvillim”.

Sipas saj, nëse Kosova e heq taksën ndaj mallrave serbe, atëherë epilogu i dialogut do të jetë arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Është e rëndësishme që Kosova të shfuqizojë taksat mbi importin e mallrave serbe sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të rifillojë dialogun përmes të cilit do të arrihej kompromisi në mes të dyja vendeve dhe që do t’u sigurojë të gjithëve një të ardhme më të mirë, në vend që të heqin më tej barrierat që na rikthejnë e kaluara”, ka theksuar Mihajlloviç.

Këto komente Mihajlloviç i bëri pas vizitës dhe takimeve që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka pasur me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vizitës së tij zyrtare në ëashington.