MENU
klinika

Mikrotransaksione të monedhave digjitale

Të rinjtë shqiptarë krijojnë platformën Kswallet

19.08.2019 - 18:37

Kswallet është shërbimi i parë komplet i decentralizuar për mikrotransaksione të monedhave digjitale me 0% tarifë.

Problemi kryesor për adoptimin e monedhave digjitale në jetën reale është koha e konfirmimit të një transaksioni dhe tarifa që paguhet në atë transaksion.

Qëllimi i Kswallet është që përmes shërbimeve tona të arrihet adoptimi i monedhave digjitale në jetën reale si dhe të lehtësohen mikrotransaksionet që bëhen online përmes monedhave digjitale, ku përmes shërbimeve tona transaksionet konfirmohen brenda 0.002 sekondave me 0% tarifë.

Kswallet.net ka filluar adoptimin e shërbimeve të tij në shumë sajte dhe po ashtu shumë bashkëpunime me kompani serioze të huaja. Mbrenda 2 jave Kswallet ka arritur të numërojë afër 6,000 përdorues, mbi 60,000 kërkesa në API, dhe mbi 120,.000 transaksione të brendshme (interne).

Vlen të ceket se Kswallet akoma është në fazën BETA ku po bëhet testimi i të gjitha shërbimeve.

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!

Një veçori e re po testohet për WhatsApp

Shkruani tekst dhe krijohet një imazh për ju!

Pajisja nuk është prezantuar ende!

Ky është çmimi i telefonit të ri të Google