MENU
klinika

Çfarë ka ndodhur?

Të shtëna me armë në Vlorë, plagosen babë e bir

04.08.2019 - 20:16

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pak çaste më parë në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e personave të përfshirë.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, e cila la pas dy persona të plagosur.

Mësohet se personat e plagosur kanë mbetur pronari i një lokali së bashku me djalin e tij, ndërsa policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e autorëve, të cilët

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se pronari i lokalit ndodhet në gjendje të rëndë pasi plumbat e shkrepur nga një armë e dyshuar e llojit pistoletë e kanë prekur në pjesët e trupit, kurse djali i tij ka marrë plagë në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.