MENU
klinika

Plagosen 3 prsona

Të shtëna me armë zjarri në Urgjencën e Spitalit Fier

31.08.2019 - 21:30

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Fier. Një person i armatosur ka hyrë në Urgjencën e Spitalit dhe ka qëlluar me plumba.

Si pasojë e të shtënave, 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se persoi ka hyrë nga dera kryesore e Spitalit të Fierit dhe ka qëlluar në drejtim të personave.

Bëhet me dije se në Levan ka pasur një sherr mes dy grupeve. Ky sherr ka ndodhur në Levan dhe të plagosurit kishin shkuar më pas në Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Sa duket, njëri prej të përfshirëve në sherr ka mberritur në spital me armë dhe ka qëlluar, duke plagosur 3 vetë.  Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e FNSH. Personi ka hyrë nga hyrja kryesore në ambjentet e urgjencës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet që e çuan personin në një veprim të tillë.

Ndërkohë që ende nuk bëhet me dije identiteti i personit i cili mori vendimin për të kryer këtë veprim.