MENU
klinika

Tentojnë të çajnë kordonin

Tensione në Shkodër, protestuesit përplasen me policinë

19.08.2019 - 12:07

Kanë nisur përplasjet mes policisë dhe militantëve të Partisë Demokratike në Shkodër.

Simpatizantët e PD po tentojnë të hyjnë brenda ambienteve të universitetit, aty po zhvillohet konstituimi i këshillit të ri bashkiak.

Ndërkohë, siç shihet nga pamjet ka një prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Demokratët e Shkodrës kundërshtojnë konstituimin e këshillit të ri bashkiak, ndërsa lajmëruan se protesta e sotme do të jetë paqësore.