07.08.2019 - 16:48
Rakip Suli ka hyrë në bashkinë e Kamzës si kryetar i dalë nga votimet e 30 qershorit, pas 12 vitesh që kjo bashki drejtohej nga Xhelal Mziu i PD-së.
Dera e jashtme e godinës është thyer pasi ishte mbyllur nga administrata e mëparshme.
Si për të treguar forcën, rreth godinës janë mbledhur mbështetës të Sulit, të cilët e kanë shoqëruar deri brenda.
Para se të ulej në karrigen e kryetarit, Suli u zotua se do iu shërbejë qytetarëve, të cilëve iu ka munguar shërbimi nga bashkia e Mziut.
Ai tha se iu shërbejë të majtëve e të djathtëve.