MENU
klinika

"The Sun"

Tirana kryeqytet shumë i kërkuar europian

18.08.2019 - 16:34

        E përditshmja britanike “The Sun”, raporton se Tirana, renditet e dyta në destinacionet më të kërkuara vitin e kaluar, në faqen “Airbnb”, që i kushtohet prenotimit të apartamenteve nëpërmjet internetit.

 

 

 

“Mbipopullimi dhe rënia e paundit ka bërë që t’i ikë shkëlqimi disa prej qyteteve kryesore të Europës, si destinacione turistike këtë vit”, – thotë “The Sun”. Megjithatë, në krye të klasifikimit po shtohet një gjeneratë e re qytetesh pak të njohura.

“Airbnb” ka listuar 10 qytetet, gati të panjohura, që kanë regjistruar numrin më të lartë të prenotimeve në 12 muajt e fundit.  Lviv, në perëndim të Ukrainës, ka shënuar rritjen më të lartë në prenotime vitin e kaluar.

 

 

 

 

Në vend të dytë renditet kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, e ndjekur nga Katovica (Poloni), Koshice (Sllovaki), Kaunas (Lituani), Antalia (Turqi), Bari (Itali) dhe Alkmar (Holandë).

Moska dhe Lisbona, të vetmet qytete të njohura, si destinacione turistike në këtë listë, mbyllin dhjetëshen kryesore.