MENU
klinika

Nis nga 16 shtatori

Tjetër risi nga DPSHTRR lidhur me patentat

25.08.2019 - 21:10

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sjell një tjetër risi, duke filluar nga data 16 Shtator, përsa i përket rinovimit apo humbjes së patentave.

Përveç rinovimit qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara! Dublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin!

Ky lloj shërbimi ofron një tjetër lehtësi për qytetarët, pasi jo vetëm do aplikojnë më thjesht dyke depozituar 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat, duke mundësuar gjithashtu tërheqjen dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë apo cilindo që ka plane për të udhëtuar.

Qytetari, edhe nëse zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në 1 herë), për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri.

Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon e merr direkt atë për 30 minuta!