10.08.2019 - 21:34
Tottenham fiton 3-1, me përmbysje ndaj Aston Villa, në javën e parë të Premier League.
Një ndeshje e vështirë për “Gjelat”, që duhet thënë se vuajtën në pjesën e parë, pasi pësuan gol vetëm pas 9 minutash lojë. McGinn shënoi për skuadrën mike.
Në pjesën e dytë Pochettino hedh në fushë Eriksen dhe falë tij loja merr dinamikë tjetër.
Nuk do të vonojë as goli, teksa Ndombele goditi saktë nga jashtë zone dhe tundi rrjetën.
Goli i blerjes së verës i dha zemrës skuadrës londineze, që u hodh në sulm për golin e fitores dhe me pak fat Harry Kane shënoi katër minuta para fundit.
Për ta bërë më spektakolare këtë ndeshje, sulmuesi anglez shënoi edhe një tjetër gol nga jashtë zon