MENU
klinika

Ja cili është projekti i ri

Transformohet tërësisht sheshi “Nënë Tereza”

26.08.2019 - 16:31

Me rastin e 109-vjetorit të lindjes së shenjtores Nënë Tereza, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një lajm të madh!

Lajmi ka të bëjë me një transformim total të sheshit  që mban emrin e humanistes shqiptare.

Sheshi sipas Veliajt, do të kthehet në pedonale, që do të thotë se nuk do të ketë qarkullim të automjeteve.

“109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare!

Në 2018 – hapëm Mensën Sociale ‘Nënë Tereza’.

Në 2019 – nisëm ndërtimin e shkollës ‘Nënë Tereza’.

Në 2020 – kthejmë në pedonale sheshin ‘Nënë Tereza’. Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, shkruan Veliaj.

Besojmë se ng viti i ardhshëm ky shesh do të shndërrohet krejtësisht në një hapësirë e lirë vetëm për kalimtarët.