MENU
klinika

Detajet

Tritol parukerisë në Nikël të Krujës, arrestohet i dyshuari

17.08.2019 - 09:58

Arrestohet autori i dyshuar i tritolvënies në një parukieri në fshatin Nikël të Krujës.

Shpërthimi u shënua rreth orës 01:00 të 16 gushtit 2019. Policia arrestoi 23 vjeçarin e identifikuar me inicialet L.C banues po në Nikël.

“Shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale” informon policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal.