MENU

Pamjet kur e marrin nga banesa

Tronditi M. Veriut, shoqërohet prokurorja speciale

21.08.2019 - 14:38

Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, para pak çastesh, është shoqëruar në polici, nga banesa e saj në lagjen, Kozle të Shkupit.

Paraprakisht forcat të shumta policore kanë rrethuar hyrje daljet e shtëpisë dhe më pas janë futur brenda, për ta shoqëruar në polici prokuroren Janeva.

Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka paralajmëruar për më vonë një konferencë për media.

Prokurorja speciale, Katica Janeva të martën ka dëshmuar para Prokurorisë lidhur me rastin “Reketi”, të zhvatjes së 1.5 milion eurove të një afaristi, nga dy persona të afërt me kreun e speciales.


Janeva, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.

Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afarstit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.

Ky skandal ka shkaktuar përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë.