MENU
klinika

Mjafton që...

Trump: Evropa do të na japë gjithçka që dëshirojmë

21.08.2019 - 13:52

Presidenti Donald Trump beson se ka një çip mjaft negociues me Bashkimin Evropian.

“Ne kemi të gjitha kartat  sepse gjithçka që duhet të bëjmë është të taksojmë makinat e tyre dhe ata do të na japin gjithçka që dëshirojmë”, u tha Trump gazetarëve në Shtpinë e Bardhë të martën.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se Europa i shet vendit me miliona automjete të llojit Mercedes dhe BMV.

Kërcënimi erdhi pasi Trump nënshkroi një marrëveshje me BE në fillim të këtij muaji për të rritur eksportet e mishit amerikan, të cilat pjesërisht i lehtësuan fermerët amerikanë që kanë marrë një goditje të madhe nga lufta e intensifikuar tregtare me Kinën.

kolana e librave

Presidenti ishte zotuar të vendosë tarifa për automjetet e importuara dhe pjesët nga BE dhe Japonia në fillim të këtij viti, por ai vendosi ta vonojë këtë vendim.

Trump është vendosur të takojë liderët nga BE në samitin e G-7 këtë fundjavë në Francë. Shumë presin që samiti të përfundojë pa një komunikatë të përbashkët për shkak të ndryshimeve në tregti.

Në samitin e fundjavës, liderët e vendeve të G7-ës do të diskutojnë për sfidat globale në sektorë si ekonomia, në mënyrë të vecantë do të flitet për kriptovalutën dhe luftërat tregtare, politikën e jashtme, ruajtjen e ambjentit por sidomos për betejën ndaj pabarazive.

Rotacioni i Presidencës së G7-ës, vendos që pas Francës për vitin 2019, për 2020-ën presidenca i takon Shteteve të Bashkuara të Amerikës