MENU
klinika

Kërkohej për...

U kap dje në Kapshticë, policia greke publikon emrin e shqiptarit

11.08.2019 - 17:12

Policia greke bën publike emrin e shqiptarit të shumëkërkuar të kapur dje në pikën kufitare të Kapshticës nga pala greke.

Ai është Markelian D., 28-vjec, me urdhër-arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, si bashkëpunëtor në tentativën e trafikimit nga Durrësi në Itali e më pas Holandë të 705 kg marijuanë, kapur në 6 qershor 2017 në Portin e Durrësit në një kamion me kastraveca të ngarkuar në Lushnjë, ku u arrestua shoferi maqedonas Kiril Filev, 32-vjec nga Maqedonia e Veriut dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas.

Prokuroria greke ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Në vitin 2017, në Portin e Durrësit u kapën 705 kilogramë drogë.

kolana e librave

  • Njoftimi i policisë në atë kohë:

Durrës, më 07.06.2017 Port- Durrës. Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme Cannabis Sattiva. Vijojnë hetimet…

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast. Më datë 06.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip Daf, me drejtues një shtetas maqedonas, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner.

Në përfundim u konkludua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Kamioni ishte I ngarkuar me kuti të mbushura me katsraveca dhe në mes të kastravecave kishte qese të mbushura me lëndë narkotike. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.