MENU
klinika

Ja 'fatlumi'

U nda nga Zayn Malik, Gigi Hadid në një lidhje të re!

05.08.2019 - 12:48

Ikona e bukurisë Gigi Hadid di gjithnjë të rrëmbejë vëmendjen e publikut për shkak të bukurisë së saj karakterizuese, por edhe rreth lajmeve për lidhjet e ndarjet e saj…

Modelja me famë botërore i dha fund lidhjes disavjeçare me yllin e muzikës, Zayn Malik.

Mediat e huaja shkrujnë se Gigi ka nisur një romancë të re.

Modelja është parë në një takim me Tyler Cameron në një festë ditën e djeshme dhe rrjeti po zien nga këto lajme.

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën edhe më herët, në momentin kur Gigi dhe Tyler u bënë follow në Instagram. Mirëpo, vetëm tani u konfirmuan lajmet se ata po dalin bashkë dhe të gjithë po presin me padurim të reja nga çifti.

Kujtojmë se vetëm 4 ditë më parë, Tyler fjeti në shtëpinë e ish-it të tij Hannah Brown, ndërsa tani është parë në krahët e super modeles Hadid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Taylor Swift mikesha më e mirë

Gigi Hadid: “Fama kushton…”