Dani Alves vendosi të kthehej në vendlindje pas qindra ndeshjeve si profesionist dhe trofeve të njëpasnjëshëm.
Braziliani mbërriti dje në vendlindje, ku do të nisë një aventurë të re, ndoshta e fundit e karrierës së tij, me Sao Paulon.
Futbollisti i “Seleçaos” u prit me entuziazëm nga tifozët e skuadrës braziliane, që, i kishin zënë “pritë” në dalje të aeroportit disa orë para mbërritjes së tij.
Ish-futbollisti i Sevillas, Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së, është tashmë idhulli i tifozërisë pauliste, që ëndërron sukseset me futbollistin me më shumë trofe në historinë e futbollit.
Mbrojtësi i djathtë nuk zgjodhi asnjë nga oferta e klubeve europiane, pasi mendoi se kishte ardhur koha për t’u rikthyer në Brazil.
Alves firmosi me legjendarët e Sao Paolos dhe ditën e hënë mbërriti për të parën herë pas marrëveshjes.