MENU
klinika

Çfarë shkruan media greke për Ohrin?

Udhëtim në “Jeruzalemin” e Ballkanit

18.08.2019 - 18:17

Ohri i sotëm, në Maqedoninë e Veriut jo shumë larg Shqipërisë është ndoshta destinacioni më i popullarizuar i vendit fqinj, për shkak të bukurisë së tij të pashembullt dhe natyrisht edhe liqenit.

Media greke Zougla i ka kushtuar një reportazh qytetit mahnitës, të cilin e quan edhe “Jeruzalemi” i Ballkanit.

I ndërtuar në mënyrë amfiteatrike, bën përshtypje me arkitekturën e saj.

Me rrugica të bukura të ndërtuara me gurë, teatri i lashtë Grek që mbizotëron në qendër të qytetit të vjetër, liqeni i bukur, i cili preferohet si për not ashtu edhe për shëtitje me varkë, e bëjnë atë një sit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.