MENU
klinika

Mbyllen votimet

Uefa shpall golin më të bukur të sezonit!

09.08.2019 - 16:27

Lionel Messi ka shënuar golin më të bukur të sezonit të kaluar të Champions League.

Lajmi është dhënë nga UEFA në përfundim të votimit të bërë në online, që ka vlerësuar magjinë e realizuar nga ylli i Barcelona-s në gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Liverpool.

Treshja e parë:

1. Lionel Messi (BARCELONA 3-0 Liverpool)
UEFA Champions League gjysmëfinale, 01/05/19

2: Cristiano Ronaldo (JUVENTUS 1-2 Manchester United)
UEFA Champions League faza e grupeve, 07/11/18

3: Danilo (PORTUGALI 1-1 Serbi)
Kualifikuese Europiani, raundi i dytë, 25/03/19

Në vendin e dytë është renditur goli i realizuar me një goditje fluturimthi nga Cristiano Ronaldo kundër Manchester United në fazën me grupe.

Fituesit e 5 viteve të fundit:

2014-15: Messi ndaj Bayern Munich

2015-16: Messi ndaj Romës

2016-17: Mandzukic ndaj Real Madrid

2017-18: Ronaldo ndaj Juventusit

2018-19: Messi ndaj Liverpool