MENU
klinika

Flet legjenda e Premier League

“United do ta fitojë titullin më herët se Liverpool”

14.08.2019 - 19:27

Liverpool e mbylli sezonin e fundit në Premier League në vendin e dytë, duke qenë 31 pikë më shumë në renditje se Manchester United.

Gjithsesi, legjenda e futbollit anglez Gary Neville, një ikonë e United, beson se “djajtë” do ta fitojnë titullin kampion më herët se “reds”.

Neville u shpreh sot për “Daily Mail” se skuadra e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer do ta fitojë titullin në Premier League para Liverpool, që nuk fiton në Angli prej 29 vitesh.

Liverpool e ka fituar për herë të fundit titullin në Premier në sezonin 1989-1990.

“Mund t’ju garantoj se Manchester United do të rikthehet të fitojë titullin në Angli. Madje këtë gjë do ta bëjë më herët se Liverpool, që është kampion i Europës. E respektoj skuadrën e trajnerit Klopp, por ky është mendimi im”, tha Neville.

Më tej, mbrojtësi që luajti nga vitit 1992 deri në vitin 2011 në “Old Trafford”, u shpreh: “Solskjaer është një trajner shumë i mirë dhe me të United do të rikthehet shumë shpejt te titulli”.