MENU
klinika

Urdhri i Ramës/ "Shkundet" administrata

Dorëheqje masive në Shkodër, ikin 7 drejtorë

29.08.2019 - 15:07

Pas kërkesës së kryeministrit Rama ka nisur dorëheqja e drejtorëve kryesorë në Shkodër.

Mësohet se dorëheqjen kanë dhënë kreu i Shëndetit Publik në Shkodër Astrit Beci, kreu i Zyreës vendore të Arsimit në Shkodër dhe kreu i Zonave të Mbrojtura në Shkodër.

Gjithashtu ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i Postës në Shkodër, Edmond Emini.

Rama kërkoi dje gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra nga Bashkia e Shkodrës. Shkak sipas Ramës ishte performanca e tyre e dobët, sidomos në marrëdhëniet me qytetarët.

Drejtorët e dorëhequr deri më tani janë:

Kadri Ymeri, drejtori i DAR

Ardian Dajti, Drejtor i Spitalit Shkodër

Mustafa Kraja, drejtor i Bujqësisë

Luan Heta, drejtor i HEC në Vaun e Dejes

Agim Dardha, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura

Astrit Beci, drejtor i Shëndetit Publik

Edmond Emini, drejtor i Postës Shkodër

Priten edhe dorëheqje të tjera, pasi janë plot 33 drejtori në Shkodër. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Briseda Kadia paralajmëroi dje zëvendësimin e drejtorëve burra të shkarkuar me gra.