MENU
klinika

Raporti i INSTAT

Ushqimet u shtrenjtuan 2.8% më shumë në korrik

08.08.2019 - 18:02

Instituti i Statistikave deklaron se çmimet e ushqimeve dhe pijeve alkoolike u rritën me 2.8% në muajin korrik, krahasuar me 2018.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,07 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,16 pikë përqindje.

ushqimet-konica.al

Rritje çmimesh u konstatua edhe në zëra të tjerë, si qiratë, kafenetë, restorantet si dhe ato për argëtim dhe kulturë. Shqiptarët shpenzojnë më shumë për nevoja bazë si ushqimi dhe qiraja, që zënë rreth 55% të buxhetit, duke lënë shumë pak mundësi për luks dhe argëtim.

KLIKO KËTU PËR RAPORTIN E PLOTË