MENU
klinika

Lojtari më i mirë i Championsit

Van Dijk thyen Messin dhe Ronaldon!

29.08.2019 - 20:42

Virgil Van Dijk mposht Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në betejën e tyre të parë.

Mbrojtësi holandez u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Champions League ndërkohë që fitoi edhe çmimin e mbrojtësit më të mirë.

Një sinjal ky se Van Dijk është favorit kundrejt argjentinasit dhe portugezit edhe për çmimin Fifa Best Player për vitin 2019 dhe atë të Topit të Artë.

Portieri më i mirë i edicionit të kaluar në Champions u shpall Allison Becker i Liverpoolit që bashkë me Van Dijk fituan trofeun me Liverpoolin.

Frenkie De Jong për paraqitjet e shkëlqyera që bëri me Ajaxin fitoi çmimin e mesfushorit ashtu si edhe Lionel Messi golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar që fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë.