MENU
klinika

Danja mollë sherri

Pse Venediku kërkonte zhdukjen e Skënderbeut?

21.08.2019 - 14:58

       Skënderbeu kërcënohej se do të eliminohej fizikisht, në rast se nuk e lëshonte Danjën. Në relacionin e Senatit të Venedikut, ky plan fillimisht parashtronte mundësinë që Skënderbeut, t’i ofroheshin shuma parash, nëse ai do të hiqte dorë nga kështjella e Danjës.

Por, nëse skenari do të binte, atëherë venedikasit synonin të nxisnin Pal dhe Nikollë Dukagjinin, për ta shkëputur popullatën arbërore prej prijësit të tyre historik, Skënderbeut.

 

 

 

 

 

Më poshtë, gjendet përmbajtja e relacionit të 26 korrikut të vitit 1448, përkthyer nga studiuesi Etnor Canaj:

Senati urdhëron Andrea Venieron që të shkojë në Arbëri dhe të bjerë dakord me guvernatorin Paolo Loredano, për mënyrën që duhet të ndërmerret për të ndaluar Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

Udhëzohet që: mund të merret parasysh zbritja e teukrëve (term anakronik me të cilin venecianët quanin turqit – shën. E.C) dhe të kryejnë sulme në dëm të Skënderbeut, që është cilësuar si i pabesë dhe të dëbohet jo vetëm nga Arbëria, por prej botës (non modo de Albania, sed de mundo eijciatur); dhe nëse teukrët nuk do të zbresin, të shkojë personalisht Veniero tek ai dhe t’i flasë për miqësinë e hershme dhe të madhe që mbante Senati me të atin, Gjonin dhe që vazhdon të mbajë me të madhërishmin Gjergj (Skënderbe) dhe vëllezërit e tij dhe që e admiron në përpjekjet e tij, duke e konsideruar si birin e vet; dhe t’i tregojë në mënyrë të burrë dhembjen që provon Serenisima e Tij, për dëmet që ai i ka sjell të drejtave të Republikës; dhe ta ftojë të rrijë mënjanë përkundër demonstrimit të një trajtimi vjetor në para për të dhe për trashëgimtarët e tij, të cilat nuk do të tejkalojnë shumën prej 1500 dukatësh; ku ai do të heqë dorë prej Danjës dhe ndryshe prej 500 dukatëve.

 

 

 

 

Por, nëse Skënderbeu nuk bie dakord me propozimet apo të bjerë në ujdi me vetëpërmbajtjen e Republikës; t’u hidhet fjala Pal dhe Nikollë Dukagjinit dhe t’u jepen para që të shkëpusin popullsinë, pa të cilën, ai nuk mund të bëjë asgjë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Filip Shiroka – poeti i dallëndysheve

“Kombi qytetërohet me mësimin e gjuhës”