MENU
klinika

Zbuloni detajet...

Veprimet e Keisit dhe Stresit vërtetuan ndarjen!

01.08.2019 - 12:05

Keisi dhe Stresi prej kohësh po diskutohen në media, për një ndarje të mundshme midis tyre, ndonse ende asnje reagim nga çifti.

Së fundmi Keisi është larguar nga Shqipëria për në Kanada!

Kujtojmë se ajo erdhi posaçërisht në Shqipëri për të takuar partnerin e saj Stresi, i cili doli nga burgu i Fushë-Krujës ku vuante dënimin.

Por marrëdhënia e tyre duket se nuk shkoi siç pritej. Pak ditë pas lirimit, u përfol se Keisi dhe Stresi po kalonin një krizë në martesën e tyre.

Pasi fshinë të gjitha fotot me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale, dyshja vendosi t’i lërë të gjithë në dyshime.

Largimi i Keisit drejt Kanadasë i shtoi edhe më shumë dyshimet pasi çifti kishte planifikuar dasmën.

Në një intervistë të fundit Stresi la të kuptohej se ftesat i kishte gati dhe do të mbahej dasma!

Por atëherë pse u largua Keisi? Po Stresi përse nuk e përcolli atë në aeroport?! Ndërkohë që ajo po pinte gotën e fundit në një lokal në Tiranë, reperi publikonte foto dhe video nga udhëtimi në Vlorë me shoqërinë.

Me sa duket ai nuk e ka shoqëruar partneren e tij, dhe kjo na bën të dyshojmë se Keisi është larguar me zemrën e thyer!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN