MENU
klinika

Tashmë me një imazh të ri

Vesa Luma nuk po gjen rehat, ndryshon sërish

22.08.2019 - 16:46

Pasi i bëri flokët rozë dhe më pas bjonde në nuancë platin, Vesa Luma ka marrë një tjetër vendim për të ndryshuar krejtësisht.

Së fundmi këngëtarja shqiptare ka prerë flokët duke i çuar deri tek supi dhe i përafrohet shumë stilit të Marilyn Monroe.

“Ndryshe”, ka shkruar këngëtarja në një foto në Instagram ku ka zbuluar modelin e ri dhe ngjyrën e flokëve platin.  Ndryshimi i saj është pritur mjaft mirë nga fansat, të cilët nuk kanë ngurruar ta komplimentojnë në komente.

Kujtojmë se pak ditë më parë Vesa Luma bëri një postim të gjatë në Instagram ku tregonte se për shkak të ndryshimeve në jetën personale nuk ndihet e gatshme të punojë për projekte të reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikohet ‘traileri’ i klipit

Vesa Luma baladë në bashkëpunim me Denik Prizreni

Koncerti në sheshin “Skënderbej”

Divat e muzikës që sfiduan të ftohtin