Aktori i njohur i humorit ka reguar për herë të parë një nga incidentet të cilat i kanë ndodhur gjattë kohës që ishte duke aktrruar në Teatër.
Ai tregon sekolegu i tij gjatë shfaqjes e ka plagosur padashje me thikë. Egjithë ngjarja sipas Ukcenaj ka qenë shumë e shpejt dhe ka ndodhur në prova gjenerale kur tuajse salla ishte e gjithë plotë.
Por siç vetë Visjani është shprehur, e gjitha ka qenë një incident i momentit dhe ashmë gjithçka ka kalur, përveç shenjës ende e ka në trup.
“Në Teatër na kanë ndodhur probleme dhe aksidente. Mua më kanë plagosur me thikë në 2013 në Teatër. E kam shenjë. Kemi qenë në provë gjenerale dhe salla ishte pothuajse plot. Ka qenë një shfaqje komedi e zezë edhe personazhi në fund i hidhej për tu vetëvrarë personazhit tjetër sepse ai rrinte me një thikë dhe nuk donte ta vriste. Skena e fundit ishte që do t’i hidhesha atij dhe ai do ta ulte dorën kur t’i hidhesha. Ai u tremb kur iu hodha dha ai ngriti pak dorën dhe unë ndjeva një pickim. Por unë vazhdova sepse kisha një monolog për të bërë dhe ndjeja një gjë të ftohtë .. vazhdova monologun dhe ai zgjati dy minuta. Sa mbaroi monologu hap këmishën dhe shikoj një njollë të madhe me gjak. Ma bënë me cigare, shkova e mjekova dhe piva ca lëngje dhe shpëtova”, tha ai.