MENU
klinika

Po vjen diçka e bukur!

Visjan Ukcenaj zbulon surprizën për fansat

14.08.2019 - 13:07

Aktori i njohur i emisionit të humorit “Duplex”, Visjan Ukcenaj, duket se krahas aktrimit ka marrë shumë seriozisht edhe muzikën.

Katër muaj më parë ai publikoi një këngë të titulluar “S’ka si ti”, e cila i dedikohej djalit të tij të vogël, Divinit. Fjalët e ndjera të këngës së tij, ku i shprehte dashurinë të birit, rrëmbyen zemrat e publikut.

Së fundmi, teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në Instastory, Visjani ka zbuluar se po punon për të sjellë sërish një projekt të ri muzikor.

Një ndjekës e pyet aktorin nëse po sjell ndonjë këngë, ndërsa Visjani i ka treguar se po vjen diçka e bukur.

“Keni ndonjë projekt tjetër muzikor?”, është pyetja të cilës aktori i është përgjigjur:

“Po, diçka shumë të bukur do bëjmë.”

Mbetet të presim për të parë se ç’këngë do të sjellë këtë herë aktori i njohur i “Duplex”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat