MENU
klinika

Detajet

Vlorë/ 3 të plagosur, Policia e FNSH rrethojnë zonën

04.08.2019 - 20:48

Pas përplasjes me armë në plazhin e vjetër në Vlorë, Policia ka bërë të mundur identifikimin e agresorëve dhe po punon intesivisht për kapjen e tyre.

Në përplasjen me armë mbetën tre persona të plagosur, mes tyre babë dhe bir.

Pronari i lokalit i identifikuar si shtetasi A.B, i cili mbeti i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas Policisë, dy personat e dyshuar si autorë të ngjarjes janë shtetasit me iniciale E.XH e Sh.L. Policia ka nisur operacionin në terren për prangosjen e dy autorëve dhe në ndihmë të Policisë së Vlorës kanë shkuar edhe Delta Force e FNSH e Fierit.

Gjithashtu policia sqaron se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta.