MENU
klinika

Kjo nuk pritej...

Wow! Blerim Destani nis xhirimet, rol krahas Robert De Niros

02.08.2019 - 16:14

Nuk habitemi më për çdo sukses të njëpasnjëshëm të Blerim Destanit.

Para disa muajve e kemi parë në një film hollivudian së bashku me Morgan Freeman dhe John Travolta. Aktori tetovar ishte pjesë e filmit amerikan të titulluar, “The Poison Rose”.

Tashmë 38-vjeçari ka bërë të ditur se do të jetë në një film përkrah legjendës së hollivudit, Robert De Niro.

Me këtë të fundit tashmë aktori është takuar dhe këtë moment e ka ndarë me fansat duke publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Working with living legend #RobertDeNiro #thecomebacktrail

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on

“Duke punuar me legjendën e gjallë Robert De Niro”, ka shkruar aktori krahas imazhit në rrjetet sociale gjersa bëhet fjalë për filmin “The Comeback Trail”

Filmi ka të bëjë me dy producentë filmash, të cilët i kanë borxh një mafiozi, ku më parë i kishin marrë të holla sa as vetë nuk e kanë imagjinuar dhe përpiqen të shpëtojnë veten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN