MENU
klinika

Washington Post

Xi Jinping duhet të ndryshojë strategji me Amerikën

21.08.2019 - 10:22

 Xi Jinping është sundimtari i padiskutueshëm i kombit më të populluar në botë, autokrat në krye të një shteti me një parti që kontrollon ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Por gjithçka po bëhet më e vështirë për të, ose kështu duket. Xi i ka vendosur Kinës qëllimin për t’u bërë kombi më i fuqishëm në Tokë. Por kjo nënkupton të mësuarit për të përdorur mjete të pushtetit që nuk janë ende në dispozicionin e tij.

Unë po flas për fuqi të butë, pra përdorimin e organizatave ndërkombëtare, ndihmën e huaj, tregtinë, kompromisin, aleancat  për të arritur qëllimet e një kombi.

Xi po kalon kohë të vështira, me disa sfida njëra pas tjetrës.

Hong-Kongu është sfida më e menjëhershme. Më shumë se 20 vjet pasi ish-kolonia britanike u kthye në sovranitetin kinez, sot Hong-Kongu nuk pranon t’i nënshtrohet kontrollit komunist. Një ligj që do të lejonte autoritetet e Pekinit të ekstradonte disidentët në Kinë shkaktuan protesta, ndoshta më të mëdhatë në histori.

Megjithatë përdorimi i fuqisë së fortë për t’i dhënë fund protestave do të ishte një gabim serioz. Kombet e tjera të Azisë, Evropës dhe Afrikës nuk ka gjasa të mirëpresin qasjen kineze nëse e dinë se e vetmja përgjigje e Pekinit ndaj mosmarrëveshjeve është dhuna.

kolana e librave

Asnjë komb nuk është i gatshëm për një fuqi globale që nuk mund të bashkëjetojë miqësisht me një qytet të pasur nën kontrollin e tij.

Xi përballet me një provë edhe në lidhje me Presidentin Trump.

Përballja me një president të SHBA-së dhe përfundimi i mundshëm i karrierës së tij do të ratifikonte ardhjen e Kinës në statusin e superfuqisë.

E megjithatë Xi mund të qëndrojë për të përfituar më shumë nga loja e pushtetit të butë, duke e pranuar me mirësi Trump-in. Zgjedhja e Trump do të kënaqte përkrahësit e tij dhe do të demoralizonte të gjithë të tjerët, duke shkatërruar më tej fuqinë e butë të Shteteve të Bashkuara.

Është tronditëse që një president i SHBA-së i ka dhënë mundësi të tilla udhëheqësit kinez. Do të mësojmë se si është Xi nisur nga zgjedhjet që do të bëjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Guvernatorit të Bankës Qendrore

“Kina po përgatitet për më të keqen”