MENU
klinika

Diskutohen detajet e fundit!

Ylli i Juventusit, një hap larg Premier League!

01.08.2019 - 21:58

Këto ditë janë vendimtre për merkaton e Juventusit, jo vetëm në aspektin e blerjeve.

Shoqëria bardhezi është vënë në lëvizje për të mbyllur disa çështje të lojtarëve që do të largohen nga Torino gjatë merkatos së verës.

Një nga këto çështje, është kalimi i Joao Cancelos te Manchester City.

Trajneri i Citizens, Pep Guardiola, kërkon ta mbyllë sa më parë këtë marrëveshje, pasi merkatoja në Angli mbyllet më 8 gusht.

Për ta transferuar 25-vjeçarin në “Etihad Stadium”, Guardiola i ka ofruar “Zonjës së Vjetër” përveç një shume parash edhe kartonin e brazilianit Danilo.

Tashmë çdo gjë mbetet në dorë të klubit italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një nga më të mirët në rolin e tij

Barcelona pranë blerjes së bujshme nga Juve!